5 Rregulla për të patur një lidhje të shëndetshme

5 Rregulla për të patur një lidhje të shëndetshme

otan saggizw

Çfarë shikoni në një marrëdhënie? Disa duan dashuri, disa duan siguri, disa duan shoqërinë dhe disa i duan të gjitha. Edhe në qoftë se ju merrni gjithçka që ju dëshironi në një marrëdhënie, nuk do të thotë që jeni domosdoshmërisht të lumtur. Një marrëdhënie që të jetë e suksesshme dhe t’i japi çiftit atë cfarë kërkon, ka nevojë për shumë punë dhe përpjekje.

Një nga anketat më të mëdha të bëra ndonjëherë për çështjet e marrëdhënieve, studim i Open University në Angli dhe Këshillit të Kërkimit Ekonomik dhe Social, ekzaminuan 5000 njerëz në marrëdhënie pavarësisht nga mosha dhe klasa sociale gjatë dy viteve dhe kanë gjetur pesë elementë të përbashkëta për të gjitha marrëdhëniet e lumtura:

1. Nëse jeni të martuar mos bëni fëmijë dhe në qoftë se keni fëmijë mos u martoni ! Një grua që ka fëmijë është më e lumtur se një grua që nuk ka fëmijë dhe nuk është e martuar, por në marrëdhënie duket që fëmijët nuk sjellin balancë në çift. Sipas studimit, çiftet e martuara pa fëmijë, kanë marrëdhënie më të kënaqshme, dhe prindërit të cilët nuk janë të martuar janë më të lumtur se ata që kanë ngjitur në shkallët e kishës.

2. Vlerësimi / Mirënjohje: Njerëzit të cilët thonë ‘faleminderit’ partnerëve të tyre shpesh kanë marrëdhënie më të lumtur. Kjo mund të duket e parëndësishëme, por stimulon edhe mirënjohjen dhe falënderimet midis një çifti.

3. Komplimentet: Si burrat ashtu dhe gratë humbasin në marrëdhënie besimin në vetvete duke kërkuar më shumë konfirmim nga partneri i tyre. Për këtë një çift që shpesh shkëmben komplimente është më i lumtur dhe më i kënaqur.

4.Eksperiencat: Sipas stidimit, njerëzit që kishin një përvojë në marrëdhënie afat-gjata para martesës apo marrëdhënies së ardhshme janë më të lumtur sepse i dinë gabimet e tyre dhe kanë mësuar prej tyre.

5.Mosha: Burrat thanë që janë ndjerë më të lumtur në marrëdhëniet e tyre kur ishin të rinj ose shumë të vjetër. Burrat me moshë mesatare janë ndjerë më pak të kënaqur. Sa për gratë, duket se janë  më të lumtura në marrëdhënien e tyre kur ato janë nën 34 vjeç!

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s